Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është fotografuar së fundmi teksa po shijon disa ditë pushimi në Ibiza.
Në imazhet e publikuara nga mediat e huaja, 36-vjeçarja shfaqet duke u relaksuar në një jaht luksoz pranë brigjeve të ishullit të njohur. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin bikinin e saj me motive leopardi që i shfaqin format e saj trupore.
Artisja shihet duke u freskuar në ujërat e Detit Mesdhe, por edhe duke bërë paddleboarding në shoqërinë e miqve të saj, larg angazhimeve intensive muzikore.
Pushimet e këngëtares vijnë menjëherë pas paraqitjes së saj speciale në spektaklin britanik “Love Island”, ku performoi për banorët e vilës në Majorka. Gjatë emisionit, ajo tërhoqi vëmendjen edhe me komentet e saj plot humor ndaj njërit prej konkurrentëve.
Bebe Rexha po shijon gjithashtu suksesin e albumit të saj më të ri, Dirty Blonde, i publikuar në fillim të këtij muaji. Projekti shënon një etapë të re në karrierën e saj, pasi është albumi i parë që publikon si artiste e pavarur.










