Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Juela Nikolli, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj por edhe detaje nga projektet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se ka bërë një ndryshim në pamje. Teksa jeni mësuar që t’a shikoni me flokë të gjatë, kësaj here ajo ka vendosur që t’i shkurtojë pak.

Juela ka postuar disa fotografi në profilin e saj në “Instagram” ku tregon ndryshimin që ka bërë. Fansat e kanë pritur mirë këtë ndryshim dhe nuk ia kanë kursyer komplimentat në komente.

“E bukur si dielli”, i shkruan një ndjekëse dhe një tjetër vijon: “Larg syri i keq o dritë”.

Ndërkohë kujtojmë se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Juela ka publikuar disa projekte muzikore.

Gjithashtu gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana”, ajo ka treguar se do të ketë edhe bashkëpunime, por pa zbuluar emra.

“Sigurisht, ka diçka. Do të vijë shpejt një bashkëpunim, shpresoj tani në qershor. Është një artist goxha i njohur”, zbuloi këngëtarja.