Gjatë darkës së djeshme Qetsori pati një debat me Dean për komentin që kjo e fundit dha gjatë spektakëlit, për situatën Kiara-Luiz.

Ai e quajti sulm ndaj Kiarës komentin që Dea Mishel dha.

Pjesë nga biseda:

Qetsori: Ti the që Kiara nuk është mësuar të përkëdhel, nuk di. Ti e ke shoqe atë, mendon se kjo është një këshillë e mirë para publikut?

Dea Mishel: Po si e sulmova unë Kiarën me atë që thashë, ma shpjego pak.

Qetsori: Duke e nxjerrë atë si të pandjeshme. Duhet të kishe përdorur një tekst tjetër.