Dy vëllezër, Muneeb dhe Sohaib Akhter, janë deklaruar fajtorë, pasi dyshohet se kanë shkatërruar 96 baza të dhënash qeveritare në SHBA, pas largimit të tyre nga një kontraktor federal. Sipas hetimeve, të dy kanë organizuar një fushatë hacker-imi në shenjë hakmarrjeje ndaj ish-punëdhënësit të tyre. Por një detaj i pazakontë i ka çuar hetuesit direkt te provat kryesore: ata harruan të mbyllin një thirrje në Microsoft Teams, e cila vazhdoi të regjistronte bisedën e tyre.

Në atë regjistrim, të përdorur më pas në dokumente gjyqësore, dëgjohen momentet kur ata diskutojnë hapat e sulmit, përfshirë aksesin në VPN dhe fshirjen e të dhënave. “Ende je i lidhur? Ende në VPN?”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre, ndërsa diskutojnë veprimet që do të ndërmerrnin.

Sipas autoriteteve, kompania Opexus i kishte pushuar nga puna pasi kishte zbuluar precedentë penalë të mëparshëm të lidhur me mashtrime dhe hacker-ime. Njëri prej vëllezërve ka tentuar më pas të tërheqë pranimin e fajësisë përmes një letre drejtuar gjykatës.