Pasi Cayden McBride përfundon mësimin në Georgia, kthehet në shtëpi, hap laptopin dhe fillon të kërkojë. Prej disa muajsh, 19-vjeçari ka kaluar orë të tëra duke shqyrtuar dosjet e Jeffrey Epstein në faqen e US Department of Justicedhe duke ndjekur të tjerë online që bëjnë të njëjtën gjë.

McBride beson se dosjet e Epstein ende kanë rëndësi, edhe pse titujt e mediave janë zhvendosur së fundmi drejt luftës me Iran.

“Si i krishterë, nuk besoj se askush duhet të përjetojë atë që kanë kaluar këto gra. Ka shumë gjëra të këqija në këto dosje.” McBride e përshkruante veten si “njeri i Trump” dhe “shumë kundër establishmentit”. Ai thotë se gjithmonë do ta mbronte presidentin amerikan me bindjen se lëvizja Make America Great Again e Donald Trump përfaqësonte zbulimin e korrupsionit.

Por vonesa e DOJ për publikimin e të gjitha dosjeve dhe mungesa e perceptuar e përgjegjësisë më pas e kanë lënë atë dhe shumë të tjerë të zhgënjyer me lëvizjen, presidentin dhe veçanërisht me Pam Bondi, ish-prokurore e përgjithshme e Trump.

Bondi u largua nga detyra vetëm javën e kaluar dhe u zëvendësua përkohësisht nga zëvendësi i saj, Todd Blanche. Trump e ka lavdëruar Bondin për “punë të jashtëzakonshme”, ndërsa Blanche ka mohuar se mënyra si ajo trajtoi dosjet e Epstein kishte lidhje me largimin e saj.