Prezantuesja e njohur e DAZN, Eleonora Incardona, ka tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë gjatë debutimit të saj në Kupën e Botës 2026.

36-vjeçarja mbuloi të martën ndeshjen e fazës së grupeve mes Francës dhe Senegalit në stadiumin MetLife në New Jersey, ku spikati me paraqitjen e saj elegante dhe një bluzë me dekolte të theksuar.

Eleonora ndau me ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi nga stadiumi, duke zbuluar se realizoi një ëndërr që e kishte prej vitesh.

Nëse dikush do të ma kishte thënë vite më parë, nuk do ta kisha besuar! Dje në fushë për Francë-Senegal”, shkroi ajo krahas imazheve në fjalë.

Ndjekësit e saj nuk vonuan me reagimet, duke e mbushur seksionin e komenteve me komplimente.

“E vetmja gjë e bukur që do të shohim në këtë Botëror”, shkroi një fans, ndërsa të tjerë e quajtën “e pabesueshme”, “e mrekullueshme” dhe vlerësuan veçanërisht veshjen e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Eleonora Incardona bëhet virale gjatë turneut, pasi prezantuesja italiane ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj nga stadiumet e Kupës së Botës në SHBA.