Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, është pjesë e “Top Arena”, emisionit të dedikuar për Botërorin 2026 që transmetohet çdo mbrëmje në ekranin e madh të Top Channel.

Por mbrëmjen e djeshme, modelja nuk ishte e pranishme në studio. Shkaku? Gjendja e saj shëndetësore.

Teksa e ftuara e mbrëmjes, Stelina Kurila e përshëndeti, Edi Manushi sqaroi se ajo mungonte pasi nuk ishte mirë.

“Kush e ka marrë mësysh Brikenën që është pa qejf sot? Nuk është serioze por për të qenë korrekt ka ndenjur një ditë pushim. Është mirë me shëndet që të mos kemi shqetësime nga njerëzit, por ka pasur nevojë për një ditë pushim”, sqaroi Manushi, i cili pyeti sërish:

“Po kush e ka marrë mësysh? Se sot ajo, pardje ti”.

Ish-finalisti i BBV 5, Mateo Borri u përgjigj:

“Na duhet një kamion me hudhra jashtë, përfundimisht”.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Mateo pasi mbaroi intervistën e tij me Valbona Mhillin, u largua nga studio pasi nuk ishte mirë.