Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, ndonëse në një moshë jo të re ai cilësohet si mashkulli më tërheqës i të gjitha kohërave.
Në një nga intervistat e pakta që aktori ka dhënë kohët e fundit, ai zbuloi sekretin e tij të rinisë së përjetshme.
Përveç ushtrimeve të vazhdueshme të cilat Pitt bën, ai gjithashtu ka një mori gjenesh të cilat janë bekim për jetën e tij.
Gjenetika është arsyeja kryesore pse Brad Pitt duket më i ri se më parë, kjo është arsyeja kryesore dhe mund të jetë pak zakonshme për disa njerëz të tjerë.
Ka njerëz që janë thjesht me fat përsa i përket bukurisë, megjithëse Brad kujdeset shumë për veten dhe format e tij për t’u dukur i mrekullueshëm dhe i ri në të gjithë rolet që ai ka luajtur.
Ai ka bërë ushtrime në palestër, pothuajse çdo ditë gjë e cila e ka ndihmuar atë të duket si i ri. Por ajo që e ka ndihmuar më së shumti është gjenetika e tij dhe pikërisht kjo e fundit është sekreti më i madh i tij.
Ndër të tjera aktori gjithashtu ka rrëfyer se ai po luftonte me varësinë ndaj alkoolit dhe disa varësi të tjera.
Mirëpo gjatë viteve Brad ka pasur probleme edhe me duhanin dhe kanabisin, ndërsa kjo fundit sipas tij, ka qenë lufta më e madhe që ka bërë ndonjëherë për ta larguar atë.