Çifti i famshëm, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë festuar së fundmi 1-vjetorin e martesës. Ditën e tyre të veçantë, aktorët e famshëm të Hollywood-it e kanë kaluar me fëmijët, në Los Angeles.

E teksa në mediat e huaja u bënë publike disa fotografi të tyre, fansat janë kuriozë të dinë se çfarë dhurate i kanë bërë ata njëri-tjetrit.

Jennifer Lopez ka zgjedhur një dhuratë mjaft speciale për partnerin e saj në këtë ditë kaq të veçantë për ta. Ajo zgjodhi që të bëjë dhuratë një këngë romantike për historinë e tyre të dashurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj private “On the JLo”, teksa këndoi tekstin e këngës së saj më të re “Midnight Trip to Vegas”, e cila është një dedikim për bashkëshortin.

Ajo gjithashtu postoi një video të saj duke kënduar pa makijazh një varg të këngës së re që përshkruan se si çifti vendosën të martoheshin në Vegas.

 “Atëherë më pëshpëriti në vesh / Më tha të ikim nga këtu / Mund të zhdukemi sonte”, këndoi Lopez.