Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë rreth mendimit të tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…

“Nëse kjo protestë nuk e rrëzon Ramën, mendon se mund t’a rrëzojë Neomalësorja me Spiropalin? Pra të krijojnë një parti paralele dhe të rrëzojnë Ramën?”, ishte një nga pyetjet e drejtuara nga Sharka dhe Mane u përgjigj:

“Edi Ramën e rrëzon vetëm vetja e vet, egoja e vet, e para. E dyta, unë kam pasur një simpati për të dyja vajzat, por të mos harrojmë që të dyja vajzat janë produkt personal i Edi Ramës. Deri dje njerëzit bënin meme për Skënderbeun e famshëm dhe Mamicën…”.

Pjesë nga intervista:

Sharka: Po Spiropali nuk ka faj që mërzitet se e ka lartësuar aq shumë figurën e Ramës…

Mane: Ronaldo, e di ti që brenda Partisë Socialiste është një garë e fortë se cilën nga gratë do më shumë kryeministri?! Sinqerisht. Do më shumë, në kuptimin politik, dobësia.

Sharka: Kë do aktualisht më shumë?

Mane: Besoj që Elisa është zhgënjyer dhe lënduar shpirtërisht sepse mendonte se ishte pasardhësja. Por besoj që dashuria për Belinda Ballukun vazhdon të jetë e pazëvendësueshme, dashuria për Mirela Kumbaron vazhdon të jetë e pazëvendësueshme. Dhe më vjen keq por gratë e tjera janë goxha në distancë dashurore.