Monika Kryemadhi ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për politikën, raportin me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, marrëdhënien me fëmijët dhe jo vetëm.

Gjatë intervistës, në ekran i janë shfaqur disa fotografi të personazheve të njohur të ekranit dhe Kryemadhi do i komentonte.

Në momentin që iu shfaq këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, Monika tha se ‘është e jashtëzakonshme’ dhe që ‘vdes për një burrë shqiptar’.

“Është shumë funny, është shumë e mirë. Vdes për këngën e re që ka bërë, është shumë ritmike. Po ecën shumë mirë që kur ka dalë e pavarur, por që e ka sfidë të madhe. Është shumë e talentuar, është shumë e dashur, është bebe, nga mendja është një fëmijë dhe nga emocionet. Është e jashtëzakonshme. Vdes për një burrë shqiptar, po unë i them çfarë e do burrin shqiptar’, tha Kryemadhi.

E pyetur se pse nuk ia gjen ajo, apo nuk i ecën për mblesëri, Monika dujke qeshur u përgjigj:

“Mua më ecën se atje në parti i pata martuar të gjithë. Vetëm një që nuk e martova unë, u martua vetë, më doli copë-copë”.

Kujtomë se Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha janë të afërta, e herë pas here janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.