Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.

E siç ndodh me personazhet e njohur të ekranit, pyetjet më të shumta për Sarën ishin rreth jetës personale. Ajo mori pyetje në lidhje me shtatzëninë e dytë, por edhe rreth moshës së saj dhe partnerit, Bardhi.

“Doja të pyesja ti je më e madhe se Bardhi?”, i shkruan një ndjekës dhe ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” i përgjigjet:

“Po, unë jam 10 muaj më e madhe se Bardhi”.

Më pas dikush i ka shkruar në privat te ky postim i saj në “Instastory”, ku i thotë se ajo po gënjen për moshën.

“O gocë ti bën 32 vjeçe ose i ke bërë. Të kam pasur në klasë pse gënjen njëherë”, i shkruan ndjekësi.

Përgjigjen Sara ia ka kthyer sot dhe e habitur shkruan: “Ore ç’bëhet se jam zgjuar me 100 mesazhe për moshën”, shoqëruar me të qeshura.

Por jo vetëm kaq, pasi Gjordeni ka postuar dhe një foto ku duket karta e saj e identitetit dhe shkruan:

“Do ua lë këtu se një ndër gjërat që ja huqni më shpesh këto dy vite është mosha ime. Aktualisht jam 29, në shtator bëj 30. Bardhi aktualisht është 28 dhe këtë vit bën 29.

Mos ja vini re punonjëses së gjendjes civile se na e ka bërë gusht dhe jo shtator kur u fut tastiera e kompjuterit në punë. Shpresoj të jeni të qetë tani”.