Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe influencuesja, Aria Duka, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka treguar detaje nga jeta e saj personale.

E pyetur nëse ka qenë e dashuruar fort, Aria u përgjigj ‘unë mendoj se dashurinë e vërtetë nuk e kam kaluar akoma, atë të madhen fare’.

Ajo më pas shtoi se ka patur një lidhje 3-vjeçare me një djalë që ka qenë moshatar me të. E pyetur se pse u ndanë, ajo tha se kanë qenë të vegjël dhe u bë shumë toksike lidhja.

Gjatë intervistës, Ronaldo e pyeti edhe nëse ka tradhtuar dhe Aria u përgjigj se ‘po’.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Ke përndjekur ndonjëherë ndonjë mashkull që dyshoje se të tradhtonte?

Aria: Jo, se unë kam intuitë dhe e kap direkt.

Ronaldo: Nuk ke nevojë të përndjekësh?

Aria: Jo, nuk lodhem fare.

Ronaldo: Të kanë tradhtuar?

Aria: Në dijeninë time jo, por dorën në zjarr nuk e vë për njeri.

Ronaldo: Ti ke tradhtuar?

Aria: Po

Ronaldo: Vërtetë e ke?

Aria: Po, vërtetë.

Ronaldo: Ishe e lidhur ti?

Aria: Prit, bëhet fjalë kur po ndaheshim.

Ronaldo: Ishit në proces ndarje. Çfarë ndodhi? Si ndodhi tradhtia.?

Aria: Unë jam pa plan fare, thjesht ndodhi. Mua më ndodhin gjërat Ronaldo, nuk kam ça bëj. Kështu jam, prandaj më duan njerëzit se jam kjo që jam.

Ronaldo: Ku e njohe këtë djalin? Apo e njihje më përpara?

Aria: Histori tjetër, nuk dua ti futem detajeve.

Ronaldo: Detajet e bëjnë këtë program të suksesshëm.

Aria: E di, prandaj jam këtu.

Ronaldo: Këtë djalin, ishte njohje rastësore, e njihje më përpara? Si ndodhi?

Aria: Ishte rastësore. E njoha në klub. Edhe alkooli bën pak efektin e vet.

Ronaldo: Ti tani kishe dalë në klub se ishe e mërzitur se po ndaheshe?

Aria: Shumë e mërzitur

Ronaldo: Po qaje besoj

Aria: Se sheh që po qaj akoma për atë.

Ronaldo: E njohe këtë çunin, si u bërë bashkë? Si ndodhi kontakti?

Aria: Më ngacmoi, e ngacmova, n’a kapi nata bashkë. Dhe ja kalova mirë.

Ronaldo: U pendove pastaj?

Aria: Jo, nuk pendohem asnjëherë për gjërat që bëj. Jam shpirt i lirë, kështu jam. Nëse do jem në një marrëdhënie serioze siç po e kërkoj tani që jam 25 vjeç, nuk do të tradhtoja. I kam bërë eksperiencat e mia, tani dua diçka stabël.