Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, për të folur më shumë për mendimin e tij rreth protestës popullore në vend, por jo vetëm…

Mane u shpreh se nuk ka parë flamingo dhe pyet moderatorin nëse ai ka parë ndonjëherë.

“Unë kam parë se kam bërë reportazh në Zvërnec pesë vite më parë. I kam parë flamingot, i kam xhiruar”, iu përgjigj Sharka.

Menjëherë gazetari iu drejtua duke i thënë:

“Domethënë ti je një ndër të paktët shqiptarë dhe është mirë t’iu dëgjojmë ju që i keni parë. Se unë nuk kam parë. Kam qenë në Zvërnec dy herë, është plazhi më i ndotur, ku nuk i dallon dot ujërat e zeza ndaj uji i detit dhe plehrat tona që hidhen tek ajo ura e drunjtë në Manastirin e famshëm”.

Pjesë nga biseda:

Sharka: Po dhe këtu ka fajin qeveria se duhet ta pastrojë si zonë e mbrojtur që është.

Mane: Jo fajin e kemi ne që i hedhim. Po nuk mbahet atdheu pastër me aksione, mbahet me penalitete, me gjoba, me ndëshkime. Është Amerika e viteve ‘60 ku njerëzit ranë në mirëqenie sociale, blenë makinë, hapin dritaret dhe flaknin kanaçet e pijeve freskuese apo amballazhet e hamburgerave. Dhe filloi vendosja e kamerave në rrugë, diskreditimi publik, gjobat e mëdha. Turma është turmë, kudo, nuk ka rëndësi se ku, Hong Kong, Tiranë, Montreal.

Sharka: Pra thënë kjo, ti në vetvete si gazetar…

Mane: Jam pro investimit në Zvërnec dhe Sazan.