Modelja e famshme, Bella Hadid, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set fotografik nga pushimet e saj tropikale, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

28-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj në “Instagram disa” imazhe ku pozon me bikini të kuqe, që theksojnë linjat e saj, ndërsa shijon momente relaksi buzë detit.

Në foto, Bella shihet duke pushuar në plazh, duke lundruar me varkë dhe duke notuar në ujërat e kristalta, duke reflektuar një atmosferë qetësie dhe pushimi.

Hadid e kompletoi pamjen me një mbulesë të bardhë me dantellë dhe aksesorë të artë, ndërsa flokët i mbajti në stil natyral veror. Ajo gjithashtu përdori syze dielli për t’u mbrojtur nga rrezet e forta.

Në përshkrimin e postimit, modelja përdori nota humori teksa përmendi pushimet e saj, ndërkohë që promovoi edhe linjën e saj të re të parfumeve për trup dhe flokë.

Kjo paraqitje vjen pas angazhimeve të fundit me markën e saj “Orebella”, si dhe pas një periudhe më të qetë në aspektin profesional, për shkak të sfidave shëndetësore që ajo ka bërë publike më herët.