Edhe pse Zhaklina vendosi që të dilte vetë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”, ajo e kishte ende biletën.

Gazetarja u shpreh se nuk e kishte hapur, pasi kishte vendosur që ta bënte një gjë të tillë gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme.

Moderatorja e reality show-t, Arbana Osmani, i kërkoi Zhaklinës ta hapte zarfin dhe bileta e saj ishte “vajtje-ardhje”. Pra nëse publiku në ndonjë moment do e kishte eliminuar nga shtëpia e BB VIP, ishte bileta ajo që do e shpëtonte dhe do e rikthente sërish.

Por duke qenë se Zhaklina ka vendosur që të dalë me dëshirën e saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e humbi mundësinë që ta përdorte këtë biletë.