Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, Selvija, duket se ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale.

Kjo pasi ajo krejt papritur ka fshirë çdo postim në llogrinë e saj në “Instagram”, teksa në bio-n e profilit ka shkruar: “Happy in private”.

Kjo lëvizje e bashkëshortes së Shpatit ka tërhequr vëmendjen, pasi ajo më herët ishte shumë aktive në këtë rrjet social.

Kujtojmë që Selvija ndante shpesh me ndjekësit e saj të shumtë foto familjare apo momente nga jeta e saj e përditshme.