Procesi i eliminimit mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP2” ishte ndryshe nga çdo herë tjetër.
Gjatë spektaklit të së martës, të nominuarit që ishin Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj, shkuan në skenën e madhe të “Big Brother VIP”, përballë publikut për të mësuar se kush do të linte shtëpinë.
View this post on Instagram
Kristi ishte banori që u largua nga loja. Por bileta e tij vajtje-ardhje i mundësoi rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
View this post on Instagram
Para se të hapej bileta e Kristit, kur Keisi Medini kuptoi se ai ishte e eliminuari i radhës, tha se do të dilte edhe ajo pasi nuk e vazhdonte lojën pa të.
Këtë e ka thënë edhe më para, kur banorët e pyesnin se çfarë do bënte nëse do e linte shtëpinë e BB VIP.