Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, pësoi një problem me fustanin e saj gjatë premierës së filmit të ri, “Office Romance”, në Nju Jork.

56-vjeçarja u shfaq mahnitëse me një fustan ngjyrë nude dhe gjatë realizimit të fotove ajo duke perfekte. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për daljen e saj.

Kjo për shkak se ylli i Hollywood-it u pa duke u përpjekur që të lironte bishtin e fustanit që i kishte ngecur në trotuar. Jennifer tregoi format e saj trupore teksa u përkul për të liruar fustanin, përpara se një asistent të shkonte për t’a ndihmuar.

Pas rregulloi veshjen, aktorja vazhdoi të dukej fantastike duke pozuar dhe duke përshëndetur fansat, e më pas largohet me makinën që po e priste.

Gjatë premierës, 56-vjeçarja u shfaq mahnitëse me një fustan korseje “Miss Sohee SS25 Couture” me qëndisje mahnitëse me lule. Fustani gjithashtu paraqiste një siluetë në stilin e sirenës dhe një bisht tyl të zbukuruar me rruaza.

Ndërkohë në tapetin e kuq, Lopez u fotografua edhe me aktorin 45-vjeçar, Brett Goldstein, të cilët dukeshin të afërt me njëri-tjetrin teksa pozonin.

Shfaqja e dyshes erdhi vetëm disa orë pasi Jennifer u pyet drejtpërdrejt në “The Today Show” nëse ajo dhe ylli i “Ted Lasso” janë duke u takuar në jetën reale.

Pavarësisht mohimit të saj, sjelljet e dashura të dyshes në premierën e së martës mbrëma vetëm sa i kanë shtuar dyshimet.

Brett, i veshur me një kostum elegant të zi dhe një këmishë të bardhë, pozoi me njërin krah të mbështjellë rreth belit të hollë të Jennifer gjatë fotos së tyre në tapetin e kuq.

Jennifer dhe Brett u kapën shpesh duke parë njëri-tjetrin dhe duke qeshur ndërsa sfidonin fotografët së bashku.

Dyshja pozoi gjithashtu për foto me të gjithë aktorët dhe stafin e serialit “Office Romance”, premiera e të cilit do të jetë më 5 qershor në Netflix.