Këtë fundjavë do të nisin festimet për martesën e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe partnerit të saj, aktorit Callum Turner.
Më 31 maj çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në Londër dhe menjëherë mediat e huaja zbuluan detaje të reja rreth festës luksoze që pritet të mbledhë emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe modës.

Thuhet se organizimi do të mbahet në Villa Valguarnera, një prej rezidencave më prestigjioze në Sicili, ku pritet të marrin pjesë personalitete të njohura ndërkombëtare. Në mesin e emrave të përmendur si të ftuar apo performues potencialë janë Elton John dhe Charli XCX.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar është prania e një emri të njohur të muzikës sonë në këtë ngjarje të shumëpërfolur.
Burime të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu” bëjnë të ditur se në festën treditore të Dua Lipës do të performojë Sinan Vllasaliu. Këngëtari i njohur shqiptar pritet të sjellë atmosferën karakteristike që e ka bërë të dashur për publikun ndër vite, duke i dhënë festës një prekje të veçantë shqiptare.
Përfshirja e tij në një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar shihet gjithashtu si një dëshmi e lidhjes së fortë që Dua Lipa vazhdon të ruajë me origjinën dhe kulturën e saj shqiptare.



