Aktorja e famshme, Salma Hayek, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të guximshme për të mirëpritur 60 vjetorin e saj të lindjes. Ajo ka ndarë me 29.2 milionë ndjekësit në “Instagram” dy fotografi nga një moment relaksues në det, ku shfaqet pa rroba banje.

Edhe pse në një prej fotove duket topless, dallgët mbulojnë pjesët intime të trupit të saj, ndërsa aktorja shfaqet duke buzëqeshur dhe duke shijuar momentin. Në një tjetër foto, ajo del nga uji me kokën pas dhe vështrimin larg kamerës.

Hayek, e cila festoi ditëlindjen më 2 shtator, e shoqëroi publikimin me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “60 dhe mirënjohëse.

Festimi i këtij përvjetori vjen pak javë pasi aktorja përjetoi një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e saj: u bë gjyshe për herë të parë. Djali i bashkëshortit të saj, François Pinault Jr., u bë baba i një djali me bashkëshorten e tij, Lara Cosima Henckel von Donnersmarck.

Kujtojmë se Hayek ka një vajzë, Valentina, 18 vjeçe, me bashkëshortin François-Henri Pinault, 64 vjeç. Ajo është gjithashtu njerkë e tre fëmijëve të tij të tjerë, François, 38 vjeç, Mathilde, 25 vjeç dhe Augustin, 19 vjeç.

Në gusht, aktorja ndau me ndjekësit edhe një video të ëmbël me nipin e saj të porsalindur. Hayek shihej duke e mbajtur në krahë dhe duke i folur në spanjisht. Foshnja, e cila mban emrin François, sipas babait dhe gjyshit, ka marrë nga gjyshja një tjetër nofkë.

“Jemi të bekuar të mirëpresim brezin e katërt të gjallë të François. Edhe pse unë do ta quaj Panchito. Duket se i pëlqen dhe unë nuk mund ta dua më shumë,” shkroi ajo në rrjetet sociale.