Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me mijëra ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, balerina e njohur ka publikuar në “Instastory” një fotografi të ëmbël ku shfaqet krah partnerit të saj, DJ Gimbo. Në imazhin në fjalë, Selin dhe ish-banori i BBV 5 shfaqen duke u përqafuar.
Bollati e ka shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër duke shkruar:
“Ai kishte nevojë për një përqafim, krrak”.

Selin dhe Gimbo nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e tyre, duke treguar anën më të afërt dhe romantike të marrëdhënies.
Balerina dhe DJ i njohur u njohën gjatë edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania” dhe lidhja e tyre vazhdon edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



