Futbollisti i njohur, Jude Bellingham, festoi në mënyrën më të bukur të mundshme fitoren e Anglisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke ndarë një moment romantik me partneren e tij, Ashlyn Castro.

Kombëtarja angleze triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Kroacisë, duke e nisur me këmbën e mbarë aventurën në turneun më të madh të futbollit.

Pas vërshëllimës përfundimtare, 22-vjeçari iu drejtua tribunave, ku e priste partnerja e tij. Çifti shkëmbeu një përqafim të ngrohtë dhe më pas një puthje, një moment ky që u kap menjëherë nga kamerat dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pamjet romantike të çiftit tërhoqën vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara pas ndeshjes.

Por kush është Ashlyn Castro?

28-vjeçarja është një modele, influencuese dhe krijuese përmbajtjesh nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka ndërtuar një audiencë të madhe në rrjetet sociale falë postimeve që lidhen me modën, bukurinë, udhëtimet dhe stilin e jetesës.

Edhe pse marrëdhënia e tyre është mbajtur larg vëmendjes së tepruar publike, ajo është parë shpesh në tribunat e stadiumeve duke mbështetur yllin anglez në ndeshjet e rëndësishme.

Sipas mediave britanike, Ashlyn ka qenë pranë Bellinghamit gjatë periudhave të ndryshme të karrierës së tij, duke e shoqëruar në aktivitete dhe turne të rëndësishme.

Interesi për jetën private të futbollistit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, pasi Bellingham konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror dhe një nga figurat më të ndjekura të brezit të ri.

Ndërsa Anglia feston nisjen perfekte në Botërorin 2026, duket se edhe jashtë fushës së blertë, Jude po kalon një periudhë të lumtur, me partneren e tij që vazhdon të jetë mbështetësja e tij më e madhe nga tribunat.