Xheneta Fetahu ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka bërë një deklaratë që pritet të nxisë reagime në rrjetet sociale.
Modelja e njohur foli pa dorashka për eksperiencat e saj, jetën personale si dhe raportet me personazhet e njohur të ekranit shqiptar. E gjatë intervistës me Mateo Borrin, nuk munguan as pyetjet pikante lidhur me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Gjatë rubrikës së pyetjeve të shpejta, moderatorët e ngacmuan duke e pyetur se kë konsideron si banoren më false që ka kaluar në shtëpinë më të famshme.
Pa u menduar gjatë, Xheneta dha një përgjigje të drejtpërdrejtë:
“Loredana Brati”, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre vazhdojnë të jenë të tensionuara.
Deklarata e saj ka rikthyer menjëherë në vëmendje përplasjet dhe aludimet që qarkulluan gjatë dhe pas përfundimit të spektaklit, ku emri i Loredana Brati u përfshi në diskutime për raportin me Gjesti.
Në atë periudhë, Loredana u përfol për një afrim të mundshëm me fituesin e “Big Brother VIP Albania 4”, çka sipas shumë ndjekësve ndikoi edhe në marrëdhënien e saj me Xhenetën, me të cilën kishte ruajtur një miqësi të afërt.
Kujtojmë se Loredana teksa ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” hodhi poshtë aludimet se ka thënë se Gjesti e ka ngacmuar dhe shtoi se ‘e shikon vetëm si shok’.
Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Brati do të zgjedhë të reagojë ndaj komenteve të Xhenetës apo do të preferojë të qëndrojë në heshtje përballë kësaj deklarate që po bën xhiron e rrjetit.




