Në momentin që nuk dëgjon popullin, do të thotë që nuk je për popullin!
Konkurrentja e “She’s On Top”, Emila Sulejmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Gjatë kësaj interviste, ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në këtë program si dhe ka ndarë disa detaje nga jeta e saj personale.
E jo vetëm kaq, pasi moderatori i njohur e ka pyetur edhe në lidhje me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Çfarë mendon për kryeministrin Rama?
Emila: Për Ramën? Për ngjarjet e fundit thua?
Ronaldo: Në përgjithësi.
Emila: Në përgjithësi për Ramën? Nuk e di, më zure pak ngushtë këtu. Kam “mixed feelings”. Gjërat që bën për Shqipërinë për të ecur përpara, më pëlqejnë. Ndërkohë ato që më duken mua fiksimet e tij për disa gjëra, që fiksohet dhe thotë “këtë do e bëj edhe s’ka”, normalisht që asnjëherë s’janë mirë për popullin. Në momentin që ti e bën atë gjë dhe nuk dëgjon popullin, do të thotë që ti nuk je për popullin
Ronaldo: Demokracia ndonjëherë është devijancë. Se imagjino të vendoste i gjithë populli…
Emila: Po tek e fundit për popullin i bën gjërat, nuk mund t’i bëjë për veten e tij dhe popullin mos ta llogarisë fare.
Ronaldo: (Populli) nuk e kupton gjithmonë të mirën.
Emila: E kupton, e kupton.
Ronaldo: Po kështu si personazh të pëlqen?
Emila: Jo, më duket shumë arrogant.
Ronaldo: Nuk të pëlqejnë meshkujt arrogantë?
Emila: Jo, fare. Ta bëj unë arroganten (qesh). Bëj shaka. Por që jo, një mashkull për mendimin tim duhet të jetë shumë funny, praktik. Nuk i shkon arroganca. Nuk e tregon burrë.



