Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është martuar me aktorin britanik, Callum Turner, në një ceremoni private të zhvilluar në Londër.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall, i rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë.

Dua Lipa u shfaq me një veshje elegante të personalizuar, ndërsa Turner zgjodhi një kostum klasik në ngjyrë blu të errët.

Lajmi vjen pasi artistja kishte konfirmuar fejesën me aktorin në vitin 2025, pas më shumë se një viti lidhje. Dua dhe Callum u lidhën për herë të parë romantikisht në janar të vitit 2024, pasi u njohën në një restorant në Londër. Që prej asaj kohe, marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave, ndërsa tashmë çifti ka hedhur hapin e radhës duke u bërë zyrtarisht bashkëshortë.

Raportohet se pas ceremonisë në Londër, çifti pritet të organizojë edhe një festë më të madhe me miq dhe të afërm në Itali.