Bianca Censori ka rikthyer vëmendjen me një paraqitje tepër provokuese gjatë një vizite në një spa në Calabasas. Partnerja e Kanye West u shfaq e veshur me një ‘catsuit’ të zi transparent që nuk linte shumë vend për imagjinatë.
31-vjeçarja, e njohur për stilin e saj të guximshëm, u pa duke hyrë në ambientet e “Haus of Bae”, ndërsa përpiqej të mbulonte fytyrën. Pas daljes nga spa, ajo u rikthye në makinë ku e priste bashkëshorti i saj, i cili qëndroi gjatë gjithë kohës jashtë.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ndryshimi i dukshëm në pamjen e saj, buzë më të plota, që ndezën menjëherë spekulimet për ndërhyrje estetike.
Sipas raportimeve, në këtë spa ofrohen trajtime si Botox, Dysport dhe filler-a, por nuk është konfirmuar saktësisht se çfarë procedure ka kryer Censori.
Pavarësisht përpjekjes për të fshehur fytyrën me kapuç, momenti kur ajo e hoqi në makinë mjaftoi që fansat dhe mediat të vënë re transformimin e saj të menjëhershëm.
Dalja e saj vjen pak ditë pasi ajo dhe West u shfaqën së bashku në eventin për lançimin e albumit të vajzës së tij, North, duke treguar se çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si për jetën personale ashtu edhe për paraqitjet e tyre gjithnjë e më të komentuara.








