Vajza e një legjende të Premier League është në një lidhje romantike me yllin rival të Europa League. Futbollisti i Aston Villa, Douglas Luiz, po del me vajzën 19-vjeçare të ish-mesfushorit të Arsenal, Ebu.
Maria Eduarda Gaspar dhe Luiz kanë dalë publikisht në rrjetet sociale më herët gjatë këtij viti, pasi 28-vjeçari u nda me ish-yllin e Vllias, Alisha Lehmann, 27 vjeçe, e cila është quajtur ‘futbollistja më seksi në botë’.
Në mars të këtij viti, Maria ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një ‘selfie’ ku shfaqet e përqafuar me futbollistin e famshëm brazilian.
“Ti je siguria ime më e madhe”, shkruante ajo krahas fotos së ndarë me 57 mijë ndjekësit e saj, shoqëruar dhe me një emoji zemre.
Ndërkohë 27-vjeçari e komenton foton me fjalët më të ëmbla:
“Të të bëj të lumtur do të jetë përparësia ime”.
Ndërkohë, Maria ka ndërtuar karrierën e saj si modele. Ajo punon si modele për agjencinë “Mega Model Diversity” me seli në Sao Paulo dhe anëtare e agjencisë së talenteve “weare.theunknown”. Është kjo punë që e ka çuar në stilin e saj të jetesës si një person me shumë yje, duke ndarë foto mahnitëse nga e gjithë bota.







