Sunny Hill Festival vazhdon të tërheqë jo vetëm artistë të njohur botërorë, por edhe emra të rëndësishëm nga bota e modës dhe rrjeteve sociale. Mes të ftuarve që morën pjesë këtë vit ishte edhe modelja Lila Moss, vajza e supermodeles ikonike Kate Moss.
Lila, e cila prej vitesh po ndërton karrierën e saj në pasarelat ndërkombëtare, mbërriti në Prishtinë e shoqëruar nga mikja e saj e ngushtë, influencerja Olivia Neill.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, dyshja ndau me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi dhe video nga atmosfera e festivalit, ku u panë duke shijuar koncertet dhe energjinë që ofroi një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.
Nga postimet e publikuara u vu re edhe afrimiteti i tyre me Rinën Lipa, motrën e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, e cila është një nga personat e angazhuar në organizimin e Sunny Hill Festival.
Prania e Lilës në festival nuk kaloi pa u vënë re dhe u kthye shpejt në një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale gjatë këtij edicioni.
Në skenën e Sunny Hill Festival këtë vit u ngjitën disa prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare. Natën e parë performoi Katy Perry, nata e dytë solli Lewis Capaldi, ndërsa DJ-i i famshëm Martin Garrix u rikthye sërish për të elektrizuar publikun.
Edicioni i sivjetmë mblodhi mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke konfirmuar edhe një herë Sunny Hill Festival si një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në rajon.






