‘Telenovela’ mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardit vazhdon të dhurojë kapituj të rinj.

Ish-bashkëshortja e futbollistit të famshëm argjentinas ka reaguar menjëherë pas deklaratave të tij për një fitore ligjore, në përplasjen gjyqësore.

Ditën e hënë, Icardi njoftoi përmes rrjeteve sociale se Gjykata e Milanos kishte vendosur në favor të tij lidhur me çështjen e pensionit ushqimor. Fillimisht, modelja argjentinase i kishte kërkuar sulmuesit të paguante 250 mijë euro në muaj për të, nga 60 mijë euro për secilën nga vajzat si dhe 100 mijë euro për shpenzimet e divorcit.

Sipas pretendimit të Mauro-s, gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë dhe ai nuk do të paguajë këto shuma marramendëse.

Megjithatë, përgjigjja e Wanda Nara-s nuk vonoi. Prezantuesja dhe modelja e njohur sqaroi se vendimi i fundit ka të bëjë vetëm me rishqyrtimin e kompensimit financiar paralelisht me divorcin, dhe se çështja nuk është mbyllur përfundimisht.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë për Icardin, ajo shkroi:

“Gjej një punë dhe mos mendo më për mua gjatë pushimeve. Mendo për vajzat e tua, të cilat fillojnë shkollën më 3 gusht dhe tashmë janë të shqetësuara nga refuzimi yt për t’u kthyer atë që u përket.

Është viti i tretë i fëmijëve të mi në shkollë në Argjentinë dhe e gjitha çfarë kërkojnë është të kthehen. Madje edhe djemtë refuzojnë të udhëtojnë pa motrat e tyre. I gjithë sistemi i drejtësisë po përpiqet të ndihmojë të miturit që duan të shkojnë në shtëpi dhe në shkollë, ndërsa një i rritur po u shkakton vetëm më shumë dhimbje fëmijëve të tij.”