I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Shëndrit Lumi. Ai ka folur më shumë mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, opinionin mbi banorët, por dhe detaje të tjera nga jeta e tij personale…

Pjesë nga intervista:

Do të doje ta katapultoje veten tënde në mediat në Shqipëri, në Top Channel? E mendon të ardhmen tënde të zhvendosur në Tiranë?

Unë Tiranën e dua shumë dhe kam ardhur shumë shpesh në Tiranë, më pëlqen jeta. Por që më pëlqen dhe televizioni, kjo as që bëhet fjalë. Top Channel unë mendoj se është një prej ëndrrave të shumë gazetarëve, qoftë dhe nga Kosova, por dhe në Shqipëri sigurisht. Kam pas thënë dikur që gazetarët kanë pasur ëndërr të shkojnë në Deutsche Welle. Por me mënyrën e jetesës, ndryshimin e dinamikave jetësore, unë mendoj se ëndrra më e madhe për të gjithë ata që duan ta zhvillojnë karrierën e gazetarisë, është Top Channel.

Unë jam si prodhim i mediave të Kosovës, kam dalë si figurë atje, por prapë jam kritikë i mënyrës së të punuarit, që shumë kolegë të mi janë të vetëdijshëm për këtë pjesë.

Në cilin stil gazetarie e sheh veten?

Unë jam pak sarkastik, kam ironi. Di të bëj pyetje, di edhe ta nxjerr lajmin, kështu e kam ushtruar edhe brenda në shtëpi. Kam nxjerrë shumë detaje të ndryshme. Mendoj që ky është profili im, ndoshta edhe pak kjo pjesa qesharake, funny. Një emision të tillë, i kam disa ide, projekte në kokë, të cilat mbase i zhvillojmë disa biseda tutje, nuk i dihet. /TAR/