Edward Christopher Sheeran, i njohur më mirë si Ed Sheeran, është një muzikant dhe kompozitor, i lindur më 17 shkurt 1991 në Hebden Bridge, Mbretëria e Bashkuar. Ai  njihet në botë për kompozimet e tij të shkëlqyera që i realizon për vete dhe artistë të ndryshëm.

Në moshën 14-vjeç filloi të kompozonte. Në vitin 2005, ende duke studiuar, ai filloi të regjistronte muzikën e tij. Më pas, në Kembrixh luajti disa koncerte me Passenger kur ishte 15-vjeç.

Në mars 2010  publikoi Loose Change që përfshin këngën e tij debutuese The A Team. Më 12 shtator 2011 artisti  publikoi albumin e tij debutues, i cili u rendit në vendin e parë në listat britanike për shitje mbi 100,000 kopje. Në vitin 2012 në Brit Awards, Ed u nominua për Artist Britanik Breakthrough dhe Artist Solo Britanik Mashkull, të cilat ai i fitoi. Në gusht 2012, performoi në Lojërat Olimpike në Londër 2012.

E gjithë puna e tij përgjatë viteve, e ka bërë atë një nga emrat më të dëgjuar gjë e cila sjell edhe përfitime monetare. Por e dini sa është pasuria e Ed Sheeran deri tani? Artisti ka një vlerë neto prej 200 milionë dollarësh. Të ardhurat e tij vjetore janë më shumë se 20 milionë dollarë. Vetëm midis periudhës qershor 2018 dhe qershor 2019, ai fitoi mbi 110 milionë dollarë.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi albumi i tij “Subtract” është bërë më i shituri i vitit pas vetëm katër ditësh. Këngëtari 32-vjeçar publikoi albumin të premten dhe deri në fund të së hënës ka shitur 56,071 kopje. Kjo do të thotë se ka tejkaluar pjesën tjetër të 25 albumeve më të mirë, të cilët shitën një total prej 54,844 kopjesh në atë periudhë.