Ditën e diel, Beniada Nishani dhe Jori Delli, e kanë kaluar në shoqërinë e njëra-tjetrës. Këtë e kanë zbuluar vetë dy modelet përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale.
Beniada ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqen të dyja brenda në pishinë. Ndërkohë shprehet se gjithë djemtë janë duke ngacmuar Jorin, por ajo ka vendosur që deri në shtator-tetor nuk do të njohë asnjë djalë.
“Erdhëm këtu në pishinë dhe gjithë djemtë po ngacmojnë vajzën. Nuk e lënë rehat për pushime. Jori tha se deri në shtator-tetor nuk do të njohë asnjë djalë. O Jori, hajde, të bëjmë një foto. Kush ishte ai djali që po të ngacmonte? Trego, trego. Do të rrijë rehat goca, shumë mirë ja bën”, thotë Beni në videon në fjalë.
Ndërkohë Jori dje i zbuloi mikes së saj një ‘sekret’. Teksa postoi videon e Nishanit në “Instastory”, Delli tregoi nëse Beniada ishte beqare apo jo.