Aktorja e famshme amerikane, Sydney Sweeney, ka tërhequr vëmendjen e fansave me imazhet e saj të fundit, ku shfaqet me një set të bardhë të brendshmesh dantelle dhe një pelerinë me gëzof, në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të markës së saj Syrn.
Ylli i serialit “Euphoria” publikoi fotografi nga linja e re “romantike” e markës së saj të të brendshmeve, duke zgjedhur një pamje elegante dhe sensuale.
Në imazhet e reja, 28-vjeçarja shfaqet me një reçipetë të bardhë prej dantelle dhe të brendshme të kombinuara, ndërsa kompleton pamjen me një pelerinë të zbukuruar me gëzof mbi supe.
Fotot u pritën me shumë reagime nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“E mrekullueshme”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër komentoi: “Gruaja më e bukur që kam parë në jetën time”.
Kjo nuk është hera e parë që Sydney Sweeney përdor imazhe të guximshme për të promovuar markën e saj. Vetëm pak ditë më parë, ajo publikoi një video së bashku me modelen Amelie Tremblay, ku të dyja shfaqeshin me veshje nga koleksioni “Playful – Small Town Girl” i Syrn.
Aktorja ka qenë e angazhuar gjatë muajve të fundit me promovimin e markës së saj, të cilën e lançoi këtë vit, ndërsa paralelisht vijon projektet e saj kinematografike.
Sweeney ndodhet aktualisht në Australi për xhirimet e një projekti të ri, ku është shfaqur gjithashtu në shoqërinë e partnerit të saj, producentit muzikor Scooter Braun.







