Në Britaninë e Madhe ditën e djeshme u mbajt kurorëzimi i Mbreti Charles, teksa ra në sy prezenca e princit Harry.

Ky i fundit ishte i vetëm, pa bashkëshorten e tij Meghan Markle apo djalin e tyre Archie, pasi këta nuk ishin të ftuar.

Megjithatë, duket se Meghan ka zgjedhur se si të hakmerret për këtë. Fotografi dhe miku i saj, Michael Harriman, postoi një postim prekës në llogaritë e tij në rrjetet sociale për ditëlindjen e katërt të Princit Archie.

Fotoja tregon Archie i vogël i afrohet një fotoje të nënës së Harry-t, Princeshës Diana. Fotoja është shpërndarë pikërisht në ditën kur Camilla dhe Charles festonin ditën e tyre, ndërsa nëse historia do kishte shkuar ndryshe, krah mbretit sot do ishte Diana.