Mori 3 vjeçarin në një kopsht zoologjik dhe e hodhi në kafazin e krokodilëve. Një 30-vjeçar u arrestua me dyshimin për tentativë vrasjeje në Huntington, Cambridgeshire, Angli. I mituri pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin Addenbrooke në Cambridge, ku mbetet në gjendje “kritike, por të qëndrueshme”.

Gjithçka ndodhi brenda parkut privat të Kopshtit Zoologjik Johnson, i famshëm për mbi 100 llojet e kafshëve ekzotike, duke përfshirë luanët afrikanë, tigrat e Bengalit dhe krokodilët. Aktualisht, nuk është e qartë se çfarë e shtyu autorin drejt një akti të tillë. Kjo edhe sepse, sipas hetuesve, personi i arrestuar dhe fëmija “nuk kishin lidhje”.

Ka të ngjarë që 30 vjeçari thjesht e ngriti fëmijën mbi kangjella, pastaj e lëshoi, ndoshta në një shpërthim zemërimi. I arrestuari është me origjinë nga Norfolku, në bregdetin lindor të Anglisë qendrore. Skena u zhvillua para syve të shtangur të familjarëve të djalit të vogël, të cilët janë në gjendje shoku. Ishte një ngjarje jashtëzakonisht traumatike, komentuan hetuesit. Aktualisht po flasim me njerëz që ishin në kopshtin zoologjik, për të kuptuar më mirë rrethanat. Disa zyrtarë po mbështesin familjen e djalit në spital dhe mendimet tona mbeten me ta. Sipas BBC-së, ende nuk është e qartë se sa nga lëndimet u shkaktuan nga krokodilët dhe sa nga rënia.