Mjekët mbetën të shtangur nga një burrë që u paraqit në urgjencë një ditë pasi një ngjalë i ishte futur “aksidentalisht” në anus. 55-vjeçari, i cili ishte peshkatar, fillimisht nuk kërkoi ndihmë mjekësore, pasi shpresonte që krijesa të dilte përsëri “vetë”. Por ai shkoi në spital pasi filloi të përjetonte dhimbje të forta abdominale.
Rrezet X treguan se ngjala kishte shpuar zorrën e trashë të burrit pasi kishte hyrë në trup përmes rektumit, duke shkaktuar peritonit. Ky është një infeksion i shtresës së brendshme të barkut, i cili mund të jetë kërcënues për jetën nëse nuk trajtohet.
Duke pasur frikë se burri mund të zhvillonte septicemi, mjekët e dërguan me urgjencë në sallën e operacionit për të hequr ngjalën, e cila ishte më shumë se 60 centimetra e gjatë dhe, çuditërisht, rezultoi se ishte ende gjallë. Mjekët nga Bangladeshi e përshkruan rastin si një “rast unik të perforimit traumatik të zorrës, të shkaktuar nga hyrja aksidentale e një ngjale në rektum”, në International Journal of Surgery Case Reports.



