Këngëtarja e famshme, Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj, Sam Asghari, disa javë më parë i dhanë fund romancës së tyre 6-vjeçare.
Së fundmi, 29-vjeçari ka dhënë një intervistë ku ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me divorcin. Gjatë marshimit në Burbank California, Sam tha se ndarja ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij profesionale, teksa shtoi se tani fokusi i tij është vetëm puna.
“Nuk jemi këtu për të folur për jetën time personale”, tha modeli, i cili më pas shtoi:
“Ne jemi këtu për të rritur ndërgjegjësimin për vëllezërit dhe motrat e mia që punojnë shumë. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt, kështu që të gjithë të mund t’i kthehemi asaj që na pëlqen të bëjmë më shumë dhe të frymëzojmë njerëzit”.
Sam kohët e fundit është futur në botën e artit, ndërsa së vuri në dukje se ndarja me Spears ka ndikuar edhe në profesionin e tij, duke përmendur kështu projektet me aktorin e njohur, Leonardo DiCaprio.
Asghari dhe DiCaprio të dy kanë projekte të reja së bashku, pasi ai luan një rol në filmin e fituesit të çmimit “Oscar”, “Death Lotto”.
Kujtojmë që disa ditë më parë, ish-çifti u ndanë pasi Sam i jepte informacione të atit të këngëtares, Jamie Spears, para dhe gjatë martesës së tyre.
Sipas mediave ndërkombëtare, Britney dyshonte që modeli e ‘spiunonte’ tek i ati, në mënyrë që ai ende të kishte kontroll mbi të, edhe pasi fitoi gjyqin dhe mori lirinë dhe pavarsinë financiare në jetën e saj.
Ndërsa të tjera burime thanë për “ET” se ky informacion mbi aktorin është krejtësisht i pavërtetë, dhe se ai s’e ka kontaktuar dhe as i ka dhënë informacione rreth saj.
Pas lajmit të ndarjes, një sërë akuzash të forta janë aluduar, duke përfshirë se Asghari akuzoi Spears se e kishte tradhtuar.
Kujtojmë se Britney dhe Sam u fejuan në shtator të vitit 2021, dhe u martuan në qershor të 2022-shit, në një ceremoni madhështore në shtëpinë e saj.