Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar prej disa ditësh se ndodhet në Shqipëri për pushime.

Ylli i muzikës ka ndarë me miliona ndjekësit e saj disa foto në “Instagram”, ku duket si një sirenë me një fustan të kuq të tejdukshëm.

Dua shfaqet e veshur me një fustan të kuq rrjetë që poshtë i tregon mbathjet e zeza.

Teksa pozat e saj janë pëlqyer shumë, fansat edhe e kanë komplimentuar. Mes komenteve të shumta, shihet se ndjekësit e kanë kapur këtë detaj duke shkruar se Dua është veshur me ngjyrat e flamurit.

Këngëtarja e famshme duket se është duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ndërsa në foto perëndimi i diellit duket mahnitës.