Ylli amerikan i popit, Lizzo, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e tri ish-balerinave të saj. Këta të fundit pretendojnë se ajo i ka ngacmuar seksualisht dhe ka krijuar një mjedis pune armiqësor.

Ndërkohë këngëtarja e famshme i ka konsideruar “të rreme” akuzat, duke i quajtur ditët e fundit “të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese”.

“Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese. Etika ime e punës, morali dhe respekti janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar. Zakonisht zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme.

Këto histori të bujshme vijnë nga ish-punonjës të cilët tashmë kanë pranuar publikisht se u është thënë se sjellja e tyre në turne ishte e papërshtatshme dhe joprofesionale.

Si artiste kam qenë gjithmonë shumë e apasionuar pas asaj që bëj. E marr seriozisht muzikën dhe performancat e mia sepse në fund të ditës dua të nxjerr vetëm artin më të mirë që përfaqëson mua dhe fansat e mi. Me pasion vjen punë e palodhur dhe standarde të larta. Ndonjëherë më duhet të marr vendime të vështira, por kurrë nuk është qëllimi im të bëj dikë të ndihet i pakëndshëm ose sikur të mos vlerësohet si pjesë e rëndësishme e ekipit.

Unë nuk jam këtu që të më shikojnë si viktimë, por e di gjithashtu që nuk jam zuzari që më kanë portretizuar njerëzit dhe mediat këto ditët e fundit. Jam shumë e hapur me seksualitetin tim dhe shprehem, por nuk mund të pranoj ose të lejoj njerëzit të përdorin atë hapje për të më bërë të jem diçka që nuk jam. Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë.

Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të errësohet nga kjo. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje për të më ngritur lart gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka reaguar Lizzo.

Padia përfshin akuza për ngacmim fetar dhe racor. Gjithashtu renditet diskriminimi dhe sulmi, ndërsa këngëtarja akuzohet gjithashtu për turpërim dhe presion ndaj një balerini për të prekur gjoksin e një artisti.