Adidas përballet me thirrje për bojkot pas një fushate reklamuese në Izrael, ku shfaqet Shalev Biton, një ish-ushtar izraelit që humbi këmbën në vitin 2021 dhe sot vrapon me protezë. Reklama promovonte shërbimin “Single Shoe”, që u mundëson personave me amputime të blejnë vetëm një këpucë. Aktivistët pro-palestinezë e kritikuan ashpër zgjedhjen, duke e konsideruar të papërshtatshme në një kohë kur në Gaza janë raportuar mijëra amputime, përfshirë edhe te fëmijët.

Pas reagimeve, Adidas kërkoi ndjesë dhe tha se nuk kishte synim të fyente askënd, duke theksuar se fushata ishte krijuar për të promovuar gjithëpërfshirjen dhe aksesin.

Thirrjeve për bojkot iu bashkua edhe aktori Javier Bardem, i cili u bëri thirrje ndjekësve të mos mbështesin markën, në shenjë solidariteti me palestinezët dhe kundër luftës në Gaza.