Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën popullore që po zhvillohet prej disa ditësh në vendin tonë.
Mane ka folur gjithashtu edhe në lidhje me debatin që pati në rrjetet sociale me Dea Mishel.
Sipas gazetarit, blogerja e njohur u tregua vetë e paedukatë.
“Nuk iu përgjigj Meme-s time me Meme, me humor, por ofendoi. Më tha ‘ti je 60 vjeç, ty të paguajnë qiranë e shtëpisë. Unë jam 53 vjeç, jam më i vogël se babai i Deas. Jam më i gjatë se Dea, më i lexuar, më i rafinuar dhe më humorist se Dea”, tha Mane, i cili vijoi duke thënë:
“Ç’është kjo dhunë? Na ka gjetur belaja, nuk bëjmë dot shaka. Nuk bëjmë dot Meme se janë bërë të gjitha diktatore të vogla, të gjithë dikatatorë të vegjël. Siç po të lë unë hapësirën ty të protestosh, më lër dhe ti mua hapësirën që të jap një opinion mbi këtë. Ndaj jam gazetar, ndaj jam këtu, të jap një opinione”.



