Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, për të folur më shumë për mendimin e tij rreth protestës popullore në vend, por jo vetëm…
Gjatë kësaj interviste moderatori e ka pyetur edhe në lidhje me presidentin Bajram Begaj.
“Di gjë ku është?”, ishte pyetja dhe Mane iu përgjigj:
“Presidentit të Republikës ia kanë shkatërruar me Kushtetutë të gjitha ato detyrime, ato përgjegjësi që ka patur dikur roli i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Është një rol honorifik, që dërgon telegram për festën e Amerikës dhe i dërgon telegram për festën e Shqipërisë. Mund të shkojë në ndonjë vizitë jashtë, por e ke parë ti ta presin me tapet të kuq nëpër aeroporte? E ke parë në ndonjë vizitë në Uashington apo Bruksel? Kështu që është një rol honorifik. Nuk e ka vetëm Shqipëria, e ka edhe Italia, edhe Greqia. Ne nuk jemi Republikë Presidenciale, jemi parlamentare dhe atributet i ka kryeministri. Numri 2 i shtetit e di se kush është pas Bajramit? Niko Peleshi. Ke dëgjuar ku është Niko Peleshi?”.



