
Fitimet e “OnlyFans” kanë arritur nivele marramendëse dhe lajmet se pronari i saj fitoi më shumë se 300 milionë dollarë, vitin e kaluar, prej kësaj platforme, kanë zgjuar kureshtjen për të ditur më shumë rreth manjatit të pornografisë.
Revista e njohur “Forbes” shkruan se ai është sipërmarrësi ukrainas-amerikan, Leonid Radvinsky. 41-vjeçari ka një pasuri prej 2.1 miliardë dollarë.
Leonid Radvinsky e bleu kompaninë zotëruese të “OnlyFans” në vitin 2018 nga një ekip babë e bir, Guy dhe Tim Stokely.

Por kush është Radvinsky?
Informacionet për të janë shumë të pakta. Pavarësisht suksesit të platformës që zotëron, 41-vjeçari zgjedh ta mbajë private jetën e tij personale, ndaj nuk ka dhënë shumë intervista.
Sipas LinkedIn-it të tij, Radvinsky është një investitor, filantrop dhe sipërmarrës teknologjik, i cili ka “një interes të veçantë në platformat e reja të mediave sociale”.
Lindur në qytetin-port ukrainas të Odesa-s, kompania e Radvinsky dhuroi 1.3 milionë dollarë ndihma në Ukrainë. Radvinsky thotë, ndër të tjera, për veten se ai dhuron kohë, përpjekje dhe para për qëllime jofitimprurëse. Përtej programimit dhe filantropisë, është një lexues i zjarrtë dhe gjithmonë gati për një ndeshje shahu, e po ashtu një pilot aspirues helikopteri.
Familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në Çikago, kur ai ishte fëmijë. Ai tani jeton në Florida dhe aludohet se është i martuar, por nuk ka të dhëna mbi identitetin e bashkëshortes së tij.
Ku jeton ai?
Familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara kur ai ishte fëmijë dhe ata u vendosën në Çikago, raportoi “Daily Telegraph”. Ai tani jeton në “Floridën me diell”, por ne nuk e dihet saktësisht se ku. Miliarderi përshkruhet nga Forbes si një burrë i martuar, por BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë identitetin e bashkëshortes së tij.
Historia e biznesit
“OnlyFans” nuk është biznesi i parë i zotit Radvinsky i lidhur me industrinë e pornografisë. Z. Radvinsky studioi ekonomi në Universitetin Northwestern, pranë Çikagos, Illinois, dhe u diplomua në vitin 2002. Që atëherë, sipërmarrësi ka hyrë në disa projekte. Përpara se të bëhej aksioneri i vetëm i kompanisë mëmë të “OnlyFans”, Fenix, ai themeloi një biznes referimi në internet të quajtur Cybertania.
Sipas “Forbes”, biznesi u ofroi përdoruesve lidhje me fjalëkalime për përmbajtje, duke përfshirë pornografinë, duke filluar nga fundi i viteve 1990-të. Para se të blinte “OnlyFans”, ai zotëronte gjithashtu edhe një biznes të suksesshëm për të rritur.
















