Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Amadea Stefa ka folur më shumë për energjinë, botën dhe jo vetëm.
Pjesë nga intervista:
Ti beson që Amerika zbriti në Hënë pak muaj më parë?
Edhe kjo e Hënës është diçka shumë interesante, që po t’i futemi do të na duhet të rrimë gjithë ditën. Sepse njerëzit mendojnë që nuk ekzistojnë qenie në Hënë. Në Hënë ekzistojnë qenie, por jo jashtë, por nga brenda. Janë këta jashtëtokësorët. Mbledhja që bëhet, bëhet në Hënë brenda. Prandaj Hëna është afër Tokës, na mbron. Hëna ka atë dashurinë, me gjithë këto qenie që na mbrojnë, na vëzhgojnë non stop 24 orë, çdo gjë çfarë bëjmë.
Prandaj shumë gjëra kanë qenë të manipuluara kur kanë thënë që raketat kanë zbritur në Hënë. Ata nuk i kanë lënë fare, i kanë thënë të kthehen mbrapsht. Ose edhe nëse mund të kenë bashkëpunime, atëherë e dinë që aty i presin jashtëtokësorët. NASA ato pikturat i fshin, i ndryshon. Unë kam qenë vetë te NASA sepse kam qenë për zbulim shkencor dhe i kam parë se si ata punojnë dhe ma thanë që shumë gjëra ata i dinë vetë, që nuk janë normale por ata nuk i zbulojnë sepse nuk i lejohet. Vetëm shteti i Amerikës, ose i Rusisë, ose Kina kanë akses tek këto pikturat, tek këto njerëzit që takohen, e shumë e shumë gjëra të tjera. Atje në Hënë ka qenie të tjera që na duan dhe na vëzhgojnë. Dhe janë të mirë, nuk janë të këqij.



