Këngëtari i njohur, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit një përmbledhje të momenteve më të bukura të muajve të fundit, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi dhe video që pasqyrojnë jetën e tij personale dhe profesionale.
Mes imazheve që tërhoqën më shumë vëmendje ishte edhe një fotografi e realizuar gjatë pushimeve me të atin, një moment familjar që u mirëprit nga fansat.
Përveç publikimit të këtyre kujtimeve, artisti shfrytëzoi rastin për të falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë.
“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e pastaj secilit prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ma keni dhënë. Jam munduar t’i mbledh sado pak disa nga momentet e mia, vetëm për ju. Shpresoj t’i shijoni”, u shpreh ai.

Më tej, Gjesti vlerësoi çdo formë mbështetjeje që ka marrë nga ndjekësit e tij.
“Faleminderit nga zemra për çdo klikim, çdo koment, çdo mesazh dhe për besimin që vazhdoni të ma jepni çdo ditë”, shkroi ai.
Por ishte fundi i mesazhit ai që ngjalli më shumë kureshtje mes fansave, duke lënë të kuptohet se po përgatit një projekt të ri.
“Me ndihmën e Zotit, nuk ndalem me kaq… kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju”, shtoi artisti, pa zbuluar më shumë detaje.
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Gjesti publikoi bashkëpunimin “Gasolina” me Dhurata Dorën, projekt që u prit mjaft mirë nga publiku dhe ka marrë reagime pozitive që prej publikimit.



