Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të spekulimeve se mund të jenë martuar larg syrit të publikut.
Çifti u fotografua gjatë një shëtitjeje në rrugët e Parisit, duke ecur të kapur për dore dhe duke shijuar kohën së bashku. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave nuk ishte vetëm afërsia e tyre, por edhe unazat që të dy mbanin në gishtin e martesës, duke ndezur menjëherë aludimet për një ceremoni të fshehtë.
Dalja e tyre vjen pak javë pasi morën pjesë së bashku në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdon të mbetet një nga më diskretet në Hollywood.
Historia e dashurisë mes tyre u bë publike në fund të vitit 2023, por vetëm në maj të vitit të kaluar Gigi vendosi ta konfirmonte zyrtarisht përmes një fotografie në Instagram, ku shfaqej duke shkëmbyer një puthje me aktorin gjatë festës së ditëlindjes së saj.
Në një intervistë të dhënë më vonë për Vogue, modelja foli me admirim për partnerin e saj, duke e përshkruar si një njeri që e mbështet dhe me të cilin po jeton një periudhë shumë të lumtur.
Përveç marrëdhënies së tyre, të dy ndajnë edhe rolin e prindërve. Gigi është nëna e Khai, vajzës së saj me Zayn Malik, ndërsa Bradley ka vajzën Lea De Seine nga lidhja me Irina Shayk. Sipas burimeve pranë çiftit, familja mbetet prioriteti i tyre dhe fëmijët kalojnë shpesh kohë së bashku.
Megjithatë, as Gigi Hadid dhe as Bradley Cooper nuk kanë reaguar ndaj zërave për një martesë të mundshme. Deri në një konfirmim zyrtar, unazat e tyre vazhdojnë të ushqejnë spekulimet në rrjet.
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të spekulimeve se mund të jenë martuar larg syrit të publikut.










