Jeta sentimentale e futbollistit të famshëm, Lamine Yamal, është përfshirë në një valë thashethemesh. 19-vjeçari u përfol për një tradhti të mundshme ndaj partneres së tij, Ines Garcia.
Shkak u bënë disa fotografi në rrjetet sociale, ku Yamal pretendohej se shfaqej në shoqërinë e modeles kolumbiane, Kelly Reals.
Fotot që pretendohej se tregonin yllin e Barcelonës me influencuesen e njohur në një jaht kanë ndezur thashethemet për një tradhti ndaj Ines. Por fotot dyshohet se janë krijuar ose manipuluar me inteligjencë artificiale.
Pamjet që u përhapën me shpejtësi në rrjet, pretendohej se ishin realizuar gjatë një udhëtimi me jaht në Cartagena, ku Yamal ndodhej pas përfundimit të angazhimeve me kombëtaren spanjolle.
Por historia duket se ka marrë një tjetër drejtim.
Sipas influencerit spanjoll Javi Hoyos, fotografitë nuk janë autentike dhe dyshohet se janë krijuar ose manipuluar përmes inteligjencës artificiale.
“Nuk arrij ta besoj që mediat nuk e verifikojnë as origjinën e fotografisë”, është shprehur Hoyos, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si imazhet u publikuan dhe u shpërndanë si të vërteta.
Ai ka theksuar se, përpara se një fotografi e tillë të përdoret si provë për një histori tradhtie, duhet verifikuar nëse bëhet fjalë për një imazh real apo të gjeneruar me AI.
Por si u përhapën këto thashetheme? Gjithçka nisi pas vizitës së Lamine Yamal në Cartagena de Indias, në Kolumbi. Prania e futbollistit në qytet tërhoqi vëmendje të madhe, ndërsa në rrjet nisën të qarkullonin pretendime se ai ishte parë së bashku me Kelly Reales.
Thashethemet u përhapën fillimisht nga influencerja Samantha Lucia, e cila tregoi se kishte marrë një informacion nga një ndjekëse.
Sipas saj, një person pretendonte se kishte parë Kelly Reales dhe Lamine Yamal duke hipur në të njëjtin jaht. Megjithatë, vetë burimi nuk kishte fotografi apo prova të tjera që mund të konfirmonin takimin.
Më pas, pretendimet u përhapën edhe në një program televiziv kolumbian, ku u tha se Yamal ishte parë në një jaht së bashku me një influencuese të njohur të qytetit. Emri i Kelly Reales u përmend më pas si personi që dyshohej se ndodhej me të.
Asnjë nga këto pretendime nuk u shoqërua me prova të konfirmuara.
Në të njëjtën periudhë, vëmendje të madhe mori edhe një postim i bërë nga Ines Garcia, e cila shkroi se kishte marrë shumë lajme të këqija gjatë javës.

“Kam kaq shumë lajme të këqija këtë javë, sa nuk di as çfarë t’ju tregoj”, shkroi ajo.
Mesazhi bëri që shumë përdorues të rrjeteve sociale ta lidhin menjëherë me thashethemet për Lamine Yamal. Megjithatë, sipas Javi Hoyos, kjo nuk ka lidhje me futbollistin.
Ai pretendon se ka komunikuar me persona pranë Ines dhe se bëhet fjalë për çështje personale, të palidhura me marrëdhënien e saj me Yamal.
Sipas tij, çifti vazhdon të jetë i dashuruar dhe i lumtur, duke hedhur poshtë kështu zërat për një tradhti.





