Këngëtarja e njohur, Xheisara Frisku, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka zbuluar emocionet e shtatzënisë së dytë, ende pa mbushur një vjeçe vajza e saj e parë.

“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative”, u shpreh Xheisara gjatë intervistës.

Më tej, këngëtarja shtoi se ndihet keq për vajzën e saj të parë, sepse do të donte t’i jepte vëmendjen maksimale, dhe nuk harroi të falenderojë publikisht bashkëshortin për gjithçka i ka dhënë familjes së tyre me përkushtim.