E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli. Ajo ka folur për projektet e saj të reja, për jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
E pyetur nga moderatori i njohur nëse ka aktualisht dikë në jetën e saj, këngëtarja u përgjigj duke thënë ‘jo’. Më pas Juela shtoi se do donte një partner shqiptar.
Pjesë nga intervista:
E ke shëruar zemrën tënde?
Ajo është diçka që ngel aty në zemrën time dhe kurrë më nuk do të prekët nga asnjë. Është diçka e çmuar, e ruaj me shumë, shumë fanatizëm. Kur e kam treguar, kur vendosa t’a tregoj, ishte vetëm për arsyen me dhënë një mesazh të fortë. Edhe në shtëpi e kam folur shumë pak se nuk doja fare t’a flisja, t’i jepja ‘show’ absolutisht.
Ke njohur dikë këto kohë, që po të bën të buzëqeshësh?
Shiko, unë besoj se njeriu duhet t’a gjej te vetja e vet në radhë të parë lumturinë.
Jam shumë dakord, por ne jemi qenie që kemi nevojë për të tjerët.
Kemi nevojë për energjinë e njëri-tjetrit, po patjetër.
Ke dikë aktualisht?
Për momentin jo. Kur t’a kem, do t’a them.
Pse?
Po jam pak selektive.
Nuk ke patur fare kështu ngacmime këto kohë?
Ngacmime ka patur, por jo që të jenë njerëz që më hynë në zemër. Kur të bëjë zemra bam, atëherë po.
Si e vizualizon partnerin tënd të ardhshëm?
Një njeri shumë i fortë, një njeri europian, një njeri që e kupton stilin e jetës sime. Unë jam një vajzë shumë aktive, jam këtu, pas një ore jam këtej.
Mendon që e ardhmja jote do të jetë e dashuruar me një shqiptar apo italian?
Shqiptar do doja. Italianët i dua dhe nganjëherë e konsideroj vetën dhe si italiane, sidomos në mentalitetin tim. Por ne kemi fatin të jemi shqiptar dhe pse jo shqiptarë. Dua burrërinë e shqiptarëve që ndonjëherë italianëve u mungon.



